E ftuar në emisionin “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme ka qenë moderatorja e njohur, Alesia Bami.
Bukuroshja nuk ka folur vetëm për jetën profesionale dhe sportin, siç jemi mësuar tashmë ta shohim çdo mbrëmje në krah të Edi Manushit në “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv”, por edhe për jetën e saj personale.
Pak kohë më parë u diskutua për një fejesë nga ana e moderatores, por që ende nuk është bërë asgjë e ditur, situatë për të cilën Alesia është shprehur se:
“Gjërat e mija të rëndësishme nuk i bëj me ‘tag’ sepse dua t’i dedikohem vetë deri në pikën e fundit. Kur do fejohem unë? Nuk e di, unë jam shumë e re tani.”
A ka Alesia një partner?
“Kjo pra është ideja, unë nuk kam dikë që të fejohem. Tek një njeri që do e zgjidh të jetë partneri im nuk do ta doja xheloz për punën time, Instagramin tim.”
Sipas Alesia Bamit futbollisti më seksi shqiptar është Lorik Cana.
“Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”.