Nga Elvana Gjata deri tek Noizy, ja artistët më në zë me të cilët Luizi do të sjellë bashkëpunime

Luiz Ejlli nuk mori aspak kohë pushimi pas përfundimit të “Big Brother VIP”, ku doli si fitues, e tashmë i është rikthyer fuqishëm pasionit të tij muzikës.

Ditën e djeshme Luizi solli bashkëpunimin e tij të parë me Donald Veshaj, “2 shotsa”, që mesa duket do të kapë shifrën e 1 milion klikimeve pa mbushur ende 24 orë të plota.

Mirëpo, normalisht ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Luizit.

Teksa ishte i ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, Luizi tha se pret që bëjë këngë me Noizyn, me Stinen, Elvana Gjatën e Ylli Limanin, por nuk përjashtohen edhe surprizat e tjera.