Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, më saktë në Pejë.
Një video e shpërndarë dhe e komentuar masivisht në rrjet tregon një infermiere nga shtëpia e të moshuarve që dhunon një nënë, ndërsa koleget e saj bëjnë video dhe qeshin.
Pamjet e rënda janë bërë virale, teksa kërkohet njëzëri nga të gjithë njerëzit, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur, dënimi i vajzave që kanë kryer aktin e rëndë e të shëmtuar.
Mes personazheve që kanë reaguar (dhe kanë qenë vërtetë shumë) përmendim Dafina Zeqirin, Bora Zemani si dhe Beatrix Ramosaj.
Gjithmonë e para kur bëhet fjalë për përdorimin e platformës së saj në dënimin e dhunës e padrejtësive, këngëtarja thotë se nuk po e beson atë që po sheh, duke reaguar ashpër ndaj dhunueseve:
Ylli Limani e ka quajtur videon një nga më zemërthyeset e shqetësueset që ka parë vitet e fundit, teksa nuk i kursen epitetet dhe fjalët e rënda, por tërësisht të merituara ndaj infermiereve.
https://www.instagram.com/reel/CkdnVZEAmTZ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Shumë dhimbje për pamjet që kanë parë, por duke mos zgjedhur që t’i shpërndajnë kanë shprehur edhe artistët Flori Mumajesi dhe Capital T.
Ndërsa nga ana tjetër më të ashpër janë treguar në reagimin e tyre Aulona Musta, Fatma Haxhialiu dhe Olti Curri, të gjithë me një zemërim të justifikuar dhe me kërkesën që akti i rëndë të dënohet e madje të bëhet edhe shembull.
Nuk mund të lemë pa përmendur edhe reagimin e Arjola Demirit, njësoj i ashpër e njësoj i drejtë si kolegët artistë.
https://www.instagram.com/reel/CkdhVT0oLH1/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
E ndërkohë që presim reagimi nga Kosova dhe dënimin e merituar, identitetin e dhunueses e keni këtu:
https://www.instagram.com/p/CkdqoY-IcUO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=