Kengetarja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj, organizoi diten e djeshme nje pyetesor me ndjekesit e saj, meqenese daljet neper intervista preferon t’i kete te rralla.
Pas fotos se publikuar dje nga Bora, Semi nuk kishte si te shpetonte nga pyetjet per ta, si shoqja me e afert e tyre.
E pyetur se “Si jane Bora dhe Donaldi?”, Semi pergjigjet “Nga fotoja dukeshin shume mire”, referuar postimit të çiftit diten e djeshme ne rrjetet sociale.
Nderkohe fansat i kane kerkuar edhe nje bashkepunim me Yll Limanin, per te cilin Semi duket se ishte shume dakort, por per kete fansat do te duhet t’ia kerkonin vete Yllit.
Gjithsesi nuk i kurseu falenderimet per te duke thene se eshte mirenjohese sepse e ka mbeshtetur qe ne fillimet e saj.
“Gezuar ditelindjen! Te kam shume xhan! Faleminderit per mbeshtetjen qe me ke dhene qe diten e pare timen!”- u shpreh ajo drejtuar kengetarit.
Gjithashtu Semi u pyet nese kenga e saj e fundit eshte dedikim ajo tha: “Arti eshte frymezim, artistet frymezohen nga cicerimat e zogjve, nga dielli nga shiu, nga dashurite. Nga ato te pastra te sinqerta.”
Mes të tjerash Semi ka treguar se nuk do marre pjese ne “Kenga Magjike”, por do jete prane fansave me kenge te reja.
Dhe sigurisht nuk ka munguar nje pyetje per “Big Brother VIP”. Si i ka raportet ajo me ish-banoret?
“Marredheniet me ish-banoret i kam shume te mira. Me ata qe kam ndenjur brenda, vazhdoj ta ruaj shoqerine edhe jashte. Sigurisht tani i jemi kthyer jetes normale, nuk rrime dot 24 ore me njeri-tjetrin. Secili ka punet dhe hallet e veta, por shkruhemi, pyetemi “Si je”, urohemi per ditelindje…” tha Semi.