Mbrëmjen e djeshme, teksa disa banorë po qëndronin jashtë, kanë ngacmuar Nitën dhe Bledin për një lidhje të mundshme mes tyre.
Këngëtarja është shprehur se nuk ka pëlqim, ndërsa Bledi ka thënë se në ‘fillim shoqëria e pastaj dashuria’.
Nita tha se kënaqen kur rrinë bashkë, por duhet që të shohin edhe nëse u ecën muhabeti pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër, Luizi u premton se nëse martohen bashkë, ai dhe Kiara do tu bëjnë një dhuratë gjigande, duke e kaluar më pas situatën në humor e duke i thënë se dhurata do të jetë një siguracion.
Këtu ndërhyn edhe Efi Dhedhes, e cila thotë ‘edhe prej meje se do më vish nuse në Përmet’.
Më pas Kiara i thotë Efit se ajo do i bëjë make-up-in dhe Nita pranon.