Raporti mes Keisit dhe Kristit ka qenë një ndër më të vështirit për t’u kuptuar në “Big Brother VIP”, kjo pasi dyshja nuk konsiderohej si një lidhje por nga ana tjetër pjesën më të madhe të kohës e kalonin bashkë duke shkëmbyer puthje e përqafime.
Mirëpo ky raport mes tyre nuk zgjati shumë, me Keisin e cila i kërkoi Kristit që “lidhja” e tyre të mos vazhdojë më, pavarësisht mbështetjes që tregoi i ati i saj, Sabiani pas hyrjes në BBV.
Nuk dihet nëse në “prapaskenë” këngëtari i ka treguar diçka të bijës sa i përket lidhjes së përfolur të Kristit me Zazën.
Së fundmi Keisi ka folur pikërisht për raportin e patur me Kristin javë më parë.
Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë, ajo tregoi se nuk do t’a marrë vesh kurrë nëse Kristi e ka përdorur për lojë.
“Nuk jam ndjerë kurrë e përdorur, por edhe nëse më ka përdorur Kristi nuk do ta marr vesh kurrë“, dëgjohet të thotë Keisi teksa përmendet edhe vajza me të cilën Kristi ka patur lidhje jashtë.