Pas pjesmarrjes së Elvis Pupës në “Big Brother VIP”, partnerja e tij ka qenë aktive nëpër intervista në ekranet shqiptare.
Belina Pupa ka rrëfyer shpesh herë detaje interesante nga marrëdhënia e tyre, të padëgjuara më parë.
Së fundmi, e ftuar në një intervistë për “Një gotë Rose”, ajo zbuloi sekretin e jetgjatësisë e marrëdhënies së saj me Elvisin, ku permendi se ai është mbështetës dhe mendjehapur.
“Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues. Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.”