Nëna e Qetsorit tregon se ai ka hyrë në BBV me një strategji: Të “godasë” lojën e Luizit!

Të ftuar në një lidhje live për “Shqipëria Live”, për të folur në lidhje me situatat në shtëpi, ishte  nëna e Qetsorit, Vezire Ferrunaj.

Nëna e Qetsorit u shpreh se ai ka hyrë në shtëpi me një strategji të caktuar.

“Është futur me një strategji, për të trubulluar ujrat. Dhe më shumë lojën e Luizit. Banori më i preferuar në shtëpi është Shpati.

Të gjithë futen në lojë për të fituar, por nëse do ta fitojë nuk e dimë.”, u shpreh nëna e Luizit.

Nga ana tjetër, duket se Olta Gixhari ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ky i fundit është afruar shumë me aktoren pasi kanë të njëjtën shënjestër, “Luizin”

Së fundmi teksa kanë qenë në kuzhine, ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin, i cili po kalonte pranë tyre. “Je bërë qengj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës”, është shprehur Olta

Luizi nga ana tjeter nuk ka reaguar, por vetëm i është drejtuar Qetsorit duke i thënë se pasi t’i mbarojë imuniteti do të merret me të.