Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani bëri publike një bisedë të kryer nga produksioni me kunatin e Luiz Ejllit gjatë puntatës së djeshme.
Produksioni i ka komunikuar kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”.
Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.
“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepse është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij.