Nën efektin e alkoolit, Efi çudit me fjalët që i thotë Luizit pas prime-t

Mbrëmjen e djeshme u shpall dhe finalisti i katërt i “Big Brother VIP”.

Mes Nitës, Qetsorit dhe Kristit, publiku zgjodhi këtë të fundit si më të preferuar për ta dërguar në finale.

Kështu, pas prime-t u organizua një festë për banorët finalistë, të cilët kërcyen nën ritmin e muzikës si dhe nuk munguan pijet alkoolike.

Mirëpo vëmendjen e morri një diskutim i Luizit me Efin, të cilët pas një sërë debatesh, duket se kanë gjetur gjuhën e paqes.

Megjithëse dukej nën efektin e pijeve alkoolike, Efi ka hapur zemrën dhe i ka treguar Luizit se “e ka xhan” pavarësisht  situatave që kanë ndodhur.

https://www.instagram.com/reel/Crp2bBuvx9E/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Fjalët e mira nuk munguan as nga Luizi, i cili i tregoi Efit se e ka dashur vërtetë në finale.

https://www.instagram.com/reel/Crp2sepPLDE/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Diskutimi vazhdoi ende mes tyre, me Efin që u shpreh se do të ishte sërish e lumtur edhe nëse Luizi shpallet fitues.

https://www.instagram.com/reel/Crp264IgK6K/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Dashuria nuk lulëzoi vetëm mbi Luizin dhe Efin, por edhe Dea Mishel theksoi se tashmë “ka rënë në dashuri me të gjithë banorët”.

https://www.instagram.com/reel/Crp1WiKr99q/?igshid=YmMyMTA2M2Y=