Neda Balluku dhe Arjan Konomi u bënë pa dashje ose me dashje, protagonistë të “Përputhen” disa ditë më parë teksa patën një debat të ashpër midis tyre që mori vëmendjen e të gjitha mediave dhe rrjeteve sociale.
Në lidhje me “sherrin” mes tyre, Neda ka folur së fundmi në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe mendimin që ka për kolegun e saj pas debatit tashmë të famshëm.
“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët, por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është.
Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.”- u shpreh Neda.
Pra le të themi që edhe pse kaloi në personale, nga të dyja palët, mbetet një “konflikt” televiziv, ndërsa përcaktimi i saj për Konomin “si njeri me eksperiencë” le të themi që është më e mira që mund të marrim nga Neda tani.