Në zhurmën e nisjes së tij, Sara Hoxha ‘provokon’ publikun me foto nga skena e BBV

Pas suksesit në sezonin e kaluar, “Big Brother VIP Albania 2” jo vetëm që është konfirmuar, por na ndajnë shumë pak ditë nga startimi i tij.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, në rrjet po qarkullojnë lajme se formati i shumëpërfolur pritet të fillojë me 24 dhjetor.

Së fundmi trashgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ka provokuar ndjekësit me një postim në Instastory.

Në foto shihet skena e BBV duke u rindërtuar teksa krahas saj shkruan: “Shumë shpejt ndezim dritat”.