Në vend të një banese, Loredana Zefi zgjedh një byzylyk! Ja shifra marramendëse që këngëtarja ka shpenzuar për këtë aksesor

Loredana Zefi ka korrur sukses nga projektet muzikore, bashkëpunimet dhe koncertet që ka realizuar, të cilat i kanë siguruar edhe shumë të ardhura.

Këngëtarja njihet për stilin e shtrenjtë të jetesës, ku herë pas here i bën dhurata të ndryshme vetes.

Pas dy makinave të markës “Cadillac”, njëra në ngjyrë të bardhë e tjetra në të zezë, artistja ka blerë edhe aksesorë me çmime marramendëse.

Para pak ditësh, Loredana ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagra, disa foto të reja, në të cilat shfaqej e veshur me një kostum të përbërë nga tuta të gjera dhe nga një kanatiere të shkurtër që i tregonte edhe barkun.

Në një prej fotove ajo pozoi e ulur para një pasqyre. Përveç telefonit, reperja mbante në dorë edhe një byzylyk. Sipas faqes së Instagram “Shqip.Closet”, për këtë look Loredana ka shpenzuar plot 61,840 euro.