Ne telashe kengetari i njohur shqiptar, partnerja i vjedh makinen me vlere 100 mije euro dhe arratiset!

Vali Corleone vazhdon të bëjë zhurmë në media edhe pas lajmeve të palgosjes së tij.

Pak kohë më parë, ai u përfshi në një incident me partneren e tij.

Së fundmi, Corleone ka rënë pre e një tjetër sulmi ndaj tij.

Gazeta Sinjal raportoi se Vali ka shkuar në një hotel me 2 vajza, një shqiptare e një serbe, ku më pas i janë bashkuar 2 vajza nga Maqedonia e Veriut.

Edhe pse ishte duke kaluar një natë argëtuese , vajzat në bashkëpunim me njëra tjetrën i kanë marrë atij makinën Audi SQ7 me vlerë rreth 100 mijë euro dhe më pas janë zhdukur.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë Vali, i cili ka raportuar rastin tek forcat e rendit, të cilët janë duke punuar për gjetjen e automjetit të tij.