Bojken Lako ka hedhur pas krahëve ndarjen nga Semi Jaupaj dhe po shijon një lidhje të re dashurie.
Çifti janë parë në natën e parë të festivalit Sunny Hill në Tiranë ku kanë shkëmbyer edhe një puthje.
Shumë pranë njëri tjetrit dhe pa u shqetësuar nga sytë e shumtë kureshtar, ata kanë shijuar performancat e artistëve pranë skenës dhe nuk kanë zgjedhur zonë VIP.
Vip Magazine ka siguruar edhe disa foto të çiftit të shkrepura një natë më parë.
Semi, ish partnerja e Bojekenit ka qenë gjithashtu pjesë e evenetit.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale foto me miqtë e saj, të cilët ishin duke shijuar atmosferën dhe muzikën.
Pavarësisht se ky lajm ka krijuar zhurmë në media, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore.
Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.