Pas suksesit qe pati ne televizionin shqiptar, “Big Brother VIP” do te startoje edhe ne Kosove.
Deri me tani jo vetem qe eshte konfirmuar nisja e ketij emisioni por dhe moderatoret si dhe opinionisti i njohur, Olti Curri.
Nen moderimin e “BBV” do te jene dy prezantues te njohur, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.
Ky i fundit, nepermjet nje postimi ne instastory teksa ndodhej krah Vokshit, tregoi se emisioni do te startoje ne mes tetori ndersa data fikse mbetet mister.
Së fundmi, Liberta Spahiu që vjen në rolin e drejtoreshës së kastit, ka zbuluar të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë.
E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbizit tonë.
“Shumë kisha pasur dëshirë të zbuloja nja dy tre emra për fillim, po e kam nënshkruar aty që nuk flas kështu që kam me e mbajt deri në fund që nuk mundem me tregu ndonjë emër pavarësisht njerëzve që janë shumë të interesuar. Kasti është i shumëllojshëm. Ka fytyra publike të ndryshme, fillimisht kanë me u fut 14 personazhe në fazën e parë dhe pastaj kanë me qenë një numër tjetër i konsiderueshëm i personazheve që kanë për të hyrë në varësi kush eliminohet në vazhdim. Gjithsej kanë me qenë 20-22 personazhe që do të futen në shtëpi. Ka emra big dhe mua akoma pa ja nisur po më pëlqen shumë,”-u shpreh Liberta.
Persa i perket cmimit, ndryshe nga ai shqiptar, ne Kosove fituesi merr 200 mije euro.