Siç u bë me dije pak ditë më parë ish-opinionisti i “Big Brother” Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 1 tetor.
Në prag të dasmës, Hajdari ka ndarë le të themi edhe foton e parë si dhëndër.
Kështu, Arbëri ka publikuar në Instastory një foto me kosutmin veshur, duke mos zbuluar portretin e tij, por duke na tregur disa detaje nga veshja e ditës së rëndësihme, ndërsa bie në sy edhe unaza e tij.
Kujtojmë që Arbëri me partneren e tij bashkëjetojnë prej disa kohësh në Tiranë, edhe pse Vlera është nga Kosova.
Tani jemi në pritje tē pamjeve nga dasma, që mendohet se do zhvillohet në një ambient jashtë Tiranës, pranë Elbasanit.