Debati i agravuar disa ditë më parë mes Armaldos dhe Luizit brenda shtëpisë së BBV bëri që miqësia mes tyre të prishet.
Ata nuk janë parë më bashkë prej asaj dite, madje shpesh ironizojnë njëri-tjetrin.
Së fundmi, një video është bërë virale në rrjet ku Luizi, pa thënë asnjë fjalë, i jep mesazhin Armaldos se brenda shtëpisë së BBV, ai ka marrë fund.
Teksa ndodheshin të dy në oborr në orët e para të mëngjesit, Luizi ka shkuar afër pishinës, ka marrë një gur dhe e ka hedhur në ujë.
Veprimi i Luizit nënkupton se Armaldo është “fundosur” pas debatit të disa ditëve më parë.