Artistja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi ka sqaruar fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet me Luiz Ejllin, pasi janë bërë shkak aludimesh për marrëdhënien e tyre.
Mariza ka sqaruar se si qëndron e vërteta rreth këtyre pamjeve të afërta.
“Sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur.
Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.
S’kemi pasur asnjëherë lidhje. Luizi është një djalë shume i mirë, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, tha Mariza.