Në një lidhje të re, Jasmina surprizohet nga dhurata speciale!

Historia me Andin ka mbetur e shkuar e harruar për Jasminën. Më herët, gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re.

E pyetur më pas nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje, por mesa duket partneri i saj nuk është i njohur në botën e televizionit.

Së fundmi, ajo ka marrë një dhuratë mjaft romantike, pas së cilës me siguri fshihet personi që i ka vjedhur zemrën.

Këtë surprizë, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku shihet një arush i kuq me trëndafila, krahas së cilës ka bashkangjitur një zemër të bardhë.