Tashmë prej vitesh Butrint Imeri është një prej këngëtarëve më në zë të tregut shqiptar, i cili ka tërhequr gjithnjë vëmendje me projektet e reja apo jetën e tij private.
Së fundmi, dashur apo padashur, ai u përfshi edhe në zhurmën e “Big Brother VIP” në momentin që postoi një foto ku mbështeste Kiara Titon.
Këngëtari është komentuar shpesh për ngacmimet që ka postuar në rrjetet sociale të cilat janë lidhur me çiftin Luiz-Kiara dhe është aluduar se ai është kundër lidhjes së tyre.
Mirëpo, Butrinti së fundmi ka postuar një video me një vajzë bukuroshe të panjohur për publikun shqiptar, të cilën preferoi mos t’ja zbulonte emrin.
Shumë aluduan nëse vajza në fjalë mund të jetë e dashura e re e Butrintit, ama nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë pjesë e klipeve të tij muzikore.