Ne nje lidhje me djalin e biznesmenit Shqiptar, Zbulohet e verteta e marredhenies se Era Istrefit

Sipas burimeve, por edhe nga postimet e saj ne rrjete sociale, Era Istrefi eshte pare shpesh te udhetoje drejt Shqiperise. Madje pushimet e diteve te fundit ajo po i kalon ne jug te vendit tone.

Ajo ka ndare në rrjete sociale foto dhe video nga brigjet e jugut të Shqipërisë, që i ka cilësuar si vendin e saj të lumturisë. Por duket se lumturinë nuk ja sjell vendi, por diçka tjetër më e madhe.

Sipas “Tirana Post” artistja shqiptare është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri.

Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur. Është mësuar se Era është parë në disa ambiente në Tiranë  me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri.

Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se këto lajme nuk janë të vërteta. Mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” u mohua marrëdhënia e Erës me djalin e një prej biznesmenëve shqiptarë.

Por, populli s’thotë kot “Ku ka zë, nuk është pa gjë” dhe përderisa Era s’ka folur ende vetë lidhur me këto lajme, i kemi akoma disa dyshime.