Në Mykonos, Luana Vjollcën po e krahasojnë me aktoren e njohur

Pas festës madhështore të 30-vjetorit të lindjes, Luana Vjollca u drejtua drejt destinacionit turistik në Mykonos.

Këto ditë pushimi, moderatorja na ka “qerasur” herë pas here me foto e video nga Greqia.

Ajo që mori vëmendjen nga postimet e saj ishte ai ku shfaqej duke kërcyer teksa ka treguar se e krahasojnë me aktoren e njohur, Sofia Vergara.

“Këtu më thërrasin Sofia Vergara”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të postuar në Instastory.