Në mesin e fjalëve për një ndarje nga Olsi, Egli bën postimin e papritur

Kanë kaluar tashmë disa javë që përflitet se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Fillimisht shkak për këtë u bë fakti se dyshja fshinë fotot me njëri tjetrin nga profilet e tyre të Instagramit e më pas munguan urimet e Eglit për ditëlindjen e Olsit dhe të nënës së tij.

Pas gjithë lajmeve dhe fjalëve që kanë qarkulluar këto kohë, nuk ka ardhur ende një reagim publik nga dyshja për të konfirmuar apo mohuar lajmet.

Mirëpo, ditën e sotme Egli ka postuar një quotë thumbuese në InstaStory-n e saj.

Në gjendjen tënde më të dobët, ti sheh fytyrat e vërteta të njerëzve“- shkruhej në postimin që na bëri të mendojmë se i dedikohet Olsit.