Pas ndeshjes Serbi-Zvicër, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është në qendër të mediave. Ai është komentuar vazhdimisht edhe nga personazhe të njohur.
Më i fundit është aktori nga Kosova, Basri Shala, i cili ka deklaruar se Xhaka nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e vetë.
Ai madje ka dalë në mbrojtje të aktivistes Zana Avdiut, e cila deklaroi se Xhaka është një rrugaç për shkak të gjestit që bëri në ndeshjen Serbi-Zvicër.
“E mendojnë që Granit Xhakën që është akademik, ka mundësi që ai nuk e ka lexuar asnjë libër në jetën e tij. Ai është mjeshtër i futbollit. Le ta gjykojnë për ata. Zana ka të drejtë me mendu ashtu sepse edhe unë mendoj”, tha Shala në “Libero”.
Persa i perket deklarates se aktivistes nga Kosova, Zana Avdiu, ka ardhur nje tjeter reagim nga kjo e fundit. Teksa tha se është “rrugaç”, feministja theksoi se nuk e kishte me futbollistin por me gjestin e tij.
“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, u shpreh ajo për “Pressing”