Postimet e fundit te Loredanes kane irrituar fansat e saj shqiptar, pasi ajo dukshem po genjente duke u hequr sikur ndodhej ne ishullin luksoz grek, Mykonos, per te kaluar disa dite pushimi, por ajo ne fakt ndodhej ne Dhermi.
Kjo u vu re nga ngjashmeria e vendeve ne fotot e saj, edhe pse Loredana e vendoste lokacionin “Mykonos”. Ne nje foto tjeter, dukej targa shqiptare e nje makine qe pa qellim ishte kapur ne foto.
Gjithashtu, keto dite Loredana ka postuar foto ne plazh me disa nga artistat shqiptare, ndaj edhe kjo i shton me shume bindjet se ajo ndodhet ne Jug te Shqiperise.
Nuk vonoi shume dhe kengetarja Enca filloi t’a ironizoje Loredanen me disa postime qe dukshem duket se jane ngacmime per te.
Ne nje foto teksa duket qe eshte ne uje, Enca ka vendosur lokacionin “Brazil”, te cilen e ka pasuar me nje tjeter foto ku shkruan:
“Ç’Brazil leshi. Ku ka si Pogradeci”
Me pas, ajo bere nje tjeter postim ku shkruan me ironi:
“Ne liqenin e Mykonos se u ngaterrova” duke e shoqeruar me emojin e nje fytyre me hunden e rritur, qe simbolizon genjeshtren.