Në kulmin e tensioneve mes tij dhe Kiarës, Butrint Imeri “thumbon” Luizin

Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet dhe tensioni që ka çifti i “Big Brother VIP”, Luizi dhe Kiara, brenda shtëpisë, së fundmi “halleve” të tyre i është bashkangjitur edhe një faktor i jashtëm, që ndoshta nuk ndikon drejtpërdrejtë tek ta, të paktën për momentin, por i jep më shumë “drama” historisë së tyre.

Po flasim për Butrint Imerin, ish-partnerin e përfolur të Kiarës, e cila nuk ka hezituar edhe ta përmend vetë disa herë në reality show, madje edhe dje pas paqes momentale me Ejllin, u pa duke kënduar këngën e tij, gjë që fansat e dyshes nuk e vlerësuan aspak.

Por cfarë ka bërë Butrinti këtë herë?

Ju kujtohet para se Luizi dhe Kiara të ishin një çift i konfirmuar dhe artisti kosovar bënte postime në rrjetet sociale si për të nënkuptuar që do të hynte si surprizë në shtëpi, por që në fund dolën të ishin thjesht një mjet për të tërhequr vëmendjen?

Epo edhe këtë herë ai ka përdorur Instagram-in e tij për t’u bërë pjesë e “BBVIP” në mënyrë indirekte, teksa ka publikuar një foto ku shfaqet ai i vogël, me kurorën e mbretit dhe mes kafshëve të tjera, mban në dorë një luan.

E dini fare mirë tani nëse jeni ndjekës i “Big Brother” se “luan” është pseudonimi që fansat kanë vendosur për Luizin.

Butrinti në këtë foto duket sikur është duke luajtur me luanin, gjë që është marrë si një thumb ndaj Luizit.