Edhe pse ishte përfolur shpesh në media dhe ishte pranuar nga vetë ai në disa intervista, Kledi Kadiu ka konfirmuar ditën e sotme zyrtarisht, me anë të një postimi në Instagram, angazhimin si kryetar jurie në “Dancing With the Stars”.
Pikërisht këtë postim, producentja dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha e ka ripostuar në InstaStory-N e saj, duke i uruar mirëseardhjen Kledit në “shtëpinë” e tij të re, ndërsa ka rrëfyer edhe takimin e saj të parë me të, një histori që nuk e kishte zbuluar më parë.
Kështu, Lori zbulon se ka qenë babai i saj, Drita Hoxha, që e ka “detyruar” atë dhe të motrën vite më parë të shkonin tek akademia e balerinit në Romë dhe në fund të gjithckaje, kërcimtari i famshëm i Mediaset i kishte dhuruar atë që për një balrinë është kryesorja, vendin e parë. Ajo po ashtu flet edhe për eksperiencën që Kadiun e pret si kryetar jurie në “DWTS”, por edhe për emisionin vetë, që për të, duke qenë se e ka fituar, mbetet shumë i dashur.
Postimi i plotë i saj:
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe Sarën të udhëtonim çdo ditë pas shkolle për t’u ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para më të ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetëra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që të kuptoja a do më njhte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Në të githë madhështinë e tij, me modestinë më të madhe, ai nuk ngurroi të më jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para.
Sot, 16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jonë nuk është më e njejtë. Unë nuk kërcej më (jo prej deshirës por stafi i DWTS nuk më do për ogur të mirë në premierën e saj) dhe ai nuk është këtu për të më giykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të Sara Hoxhës për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë që unë ngulmoja që pas fitores time në 2014 ta kisha pjese të Top Channel dhe që Sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish, si në skenë ashtu edhe në prapa skene. Si chiude il cerchio, mbyllet rrethi Grazie Kledi. Shihemi në skenë!”
Meqë ra fjala, Lori sapo na konfirmoi që mund të ngjitej në skenë të kërcente, por tani mesa duket e paskemi humbur këtë mundësi…