Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës i është ndërprerë masa e paraburgimit.
Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të ishte në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
/Iconstyle.