Artistja e mirënjohur Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen e saj, të cilën vendosi ta kalojë në shoqërinë e miqve në qytetin bregdetar të Vlorës.
Këngëtarja organizoi një festë të bukur me ta, e për kuriozët, fiku 40 qirinj.
Mirëpo, për këtë ditëlindje Jonida kishte vendosur t’u bënte një suprizë edhe fansave të saj.
”Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar ndër vite”, iu drejtohet Jonida në Instagram duke publikuar kështu këngën e saj më të re “Do apo nuk do”.
Jonida Maliqi është një nga artistet që i ka rezistuar kohës dhe me siguri do të vazhdojë të jetë për shumë gjatë në showbizin shqiptar, qoftë kjo në lidhje me prodhimet e saj muzikore apo modën, si një ikonë që është.
Gëzuar ditëlindjen Jonida!