Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Në diss-in e ri për Piquen, Shakirës i bashkohet dhe këngëtarja e njohur!

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Shakira po i tregon botës ndjesitë e saj përmes muzikës dhe në bashkëpunimin e ri me Karol G, ajo sërish i drejtohet ish-partnerit Gerard Piqué dhe të dashurës së tij 23-vjeçare, Clara Chia Marti.

Ajo bashkëpunoi me Karol G dhe kënga “TQG” u publikua dje.

Tani, le t’u hedhim një sy vargjeve.

Karol G thotë:

Ajo që të ka thënë se mund ta mbushësh boshllëkun me një person tjetër, të ka gënjyer,
Është sikur të mbulosh një plagë me makeup, s’mund ta shohësh, por e ndien,
Më le duke thënë se vazhdove përpara
Dhe gjete një të dashur të re
Çfarë nuk di ajo është se ti ende më kërkon

Vazhdon me:

Zemër, çfarë ndodhi? A nuk the që më kishe harruar?
Pse po më kërkon tani? Ti e di që unë s’i përsëris gabimet.
Thuaji të dashurës së re që unë s’konkurroj për burra
Ajo s’duhet të mundohet më
Sepse të paktën, të kisha kur dukeshe më i pashëm

Ndërsa Shakira:

Të të shihja me dikë tjetër më lëndoi
Por jam gati të vazhdoj përpara
E harrova se çfarë përjetuam
Dhe kjo ty të bezdis
Jeta ime u bë më e mirë pa ty
Nuk je më i mirëpritur
E pashë se çfarë më tha e dashura jote
As nuk më nevrikosi, (thjesht) qesha

Nuk kam kohë për asgjë që s’më shërben
Kam ndryshuar drejtimin
I bëj paratë sikur e kam sport
Po mbush llogarinë bankare, shfaqjet, parkingun dhe pasaportën
Sipas lajmeve, jam më e fortë
Tani do të rikthehesh, është e qartë
Më prit atje, sikur jam idiote
Harrove që jam me dikë tjetër
Dhe “La Bochota” ishte e tepërt për ty (“La Bichota” është kënga e mëparshme e Karol G)

Ti më le dhe unë trefishova M-të:
Më e mirë, më e fortë, më rrëzëllitëse.
Nuk do të kthehem kurrë me ty, ti je fat i keq
Sepse tani po më lajnë bekimet
E ti do të rikthehesh, e dija
Më bën like fotot
Dukesh i lumtur me jetën tënde të re
Por unë e di që ende më kërkon mua

Që pas ndarjes nga Piqué, kjo është kënga e tretë (pas “Monotonia” dhe “BZRP”) që Shakira i dedikon ish-partnerit me të cilin ka dy fëmijë Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç).

Ndarja e tyre bëri shumë bujë, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me Clara Chia Marti.

Shakira e zbuloi tradhtinë përmes kavanozit të reçelit dhe pjesa tjetër është histori!

[ez-toc]Tanimë, shijojmë epokën e hakmarrjes së Shak dhe në fakt, s’është se nuk na pëlqen.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.