Në “çiftin” e ri të BBV ka “dorë” produksioni? Ndjekësit shpërthejnë në komente: “Deri këtu keni arritur…”

Pas Luizit dhe Kiarës, “Vëllai i madh” i dha mundësinë Jorit dhe Lorencit që të shijojnë edhe ata suitën e BBV.

Megjithëse nuk kanë shumë kohë që i janë bashkuar suitës, dyshja kanë shkëmbyer puthje e përqafime bashkë. Madje sipas faqes zyrtare të BBV, Lorenci i ka dhuruar dhe një trëndafil Jorit në shenjë pëlqimi, por a ishte vërtetë këngëtari ai që ia dhuroi?

Duket se këtë postim nuk e ka pritur aspak mirë publiku, të cilët janë parë të revoltuar në komente. Sipas tyre, produksioni i BBV po përpiqet të krijojë një tjetër çift me “zor”, pasi trëndafili nuk i është dhuruar Jorit nga Lorenci, por nga Luizi.

Deri këtu keni arritur sa dhe na mashtroni sy për sy. Nuk e bëni dot çift me pahir tjetrin. Trendafilin Jorit ia ka dhene Luizi dhe jo Lorenci keshtu mos flisni pallavra”, shkruan një ndjekëse.

“Sa pa lidhje trendafilin e dhuroi Luizi se e kupto qe doni me i bere çift me zor“, shkruan një tjetër.

Per ti dhuru ja dhuroj Luizi qe po mesonte po ska gje se ju titujt i vendosni si të doni“, vazhdojnë komentet negative nga ndjekësit. /Lokimagazine.com

https://www.instagram.com/reel/CqK8ws8Mlrn/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D