Pas tërheqjes së trupave amerikane, talebanët kanë marrë kontrollin në Afganistan, prej disa javësh tanimë. Ata pranuan fillimisht se të drejtat e grave do të respektoheshin, megjithatë kanë vrarë pa mëshirë gra që lëvizin pa burka.
Së fundmi, ata kanë lajmëruar se në kabinetin e tyre nuk kanë asnjë grua. Një zëdhënës i talibanëve është shprehur se gratë nuk do të marrin asnjëherë ndonjë pozitë ministrore në qeveri, sepse, sipas tij, kjo është “barrë që ato s’mund ta mbajnë”.
“Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet. Ato duhet të lindin. Gratë protestuese nuk i përfaqësojnë të gjitha gratë e Afganistanit”, shtoi zëdhënësi i talibanëve, pasi vendi është përfshirë nga protesta.
Mijëra afganë janë larguar që kur talebanët morën kontrollin. Një pjesë kanë ardhur edhe në Shqipëri, ku janë strehuar në strukturat hoteliere përkohësisht. Ata do të qëndrojnë deri kur të mund të largohen për në SHBA, që është destinacioni i tyre përfundimtar. /news-31