Rikthimi i Efit në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasoi me disa ngjarje në lidhje me Luizin, të cilat janë komentuar shumë nga ndjekësit.
Direkt pas rikthimit të saj, Luizi i mbajti qëndrim të ftohtë Efit, ndërsa më pas marrëdhëniet mes tyre u rregulluan e duket se loja e tyre filloi aty ku ishte.
Mirëpo, Luizi ka plane të tjera për Efin.
Ditën e sotme ai ka bërë një bisedë me Kiarën ku ka treguar se nuk i beson fare Efit e në momentin që dy vajzat janë përplasur, ai ka vendosur të besojë atë me të cilën do kaloj jetën, pra Kiarën.
Ai u shpreh se gjatë kësaj kohe e ka lënë Efin të fitoj terren, ndaj nuk është përfshirë në debatet e saj me Dean dhe Kristin.
“Për budalla nuk më ben njeri, ajo mendon se më ka shfrytëzuar por kur të dali e kundërta, do jetë tepër vonë për të “- u shpreh Luizi ndër të tjera.
Ai shtoi se do vazhdojë të qëndrojë me të, ama do ‘t’i bjerë me çfarë ka në dorë’ në momentin që ajo do synojë vendin në finale. Luizi madje ka një plan që t’a nxjerrë kokë më kokë në nominim me veten e tij.
Këngëtari mendon se Efi po i rri afër për interesat e saj e në momentin më të papritur, ajo do t’i fusë thikën pas shpine. Ndaj ai këshilloi Kiarën që mos t’a shpëtojë asnjëherë Efin në ndonjë rast zinxhiri.
“Famën e do më shumë Efi sesa Bledi, e shfrytëzon në mënyra më të ulta se Bledi“- tha Luizi ndër të tjera.