Vetëm një javë ka mbetur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe banorët vazhdojnë të kenë misione për të rritur shifrën e çmimit të madh.
Një zarf i bardhë u fut në shtëpi nëpërmjet së cilit banorëve i komunikua misioni i tre finalistëve, Deas, Luizit dhe Efit.
Me kushtin që çmimi i madh të shkonte 80.000 mijë euro, ata duhet të bindin një nga banorët të hiqte dorë nga gara.
Të tre vendosën që t’i bënin disa oferta Qetsorit. Luizi i ofroi 4500 euro, dhe I-phone-n që mori dhuratë. Ndërsa Nita i ofroi 2000 euro.
Me bindjen e Qetsorit dhe kërkesën për t’u tërhequr, misioni u konsiderua i kryer me sukses dhe tashmë çmimi i madh ka shifrën e 80 mijë eurove.