Ndryshojnë masat anti-Covid, Komiteti Teknik njofton orën e re policore, vaksinim me detyrim për keto kategori

Masat anti-Covid në vendin tonë kanë ndryshuar ditën e sotme. Duke filluar nga 1 shtatori ora policore do të jetë nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Ky ka qenë vendimi që Komiteti Teknik ka marrë ditën e sotme.

Ndër të tjera është vendosur që që ata që do të hyjnë në vend duhet të kenë pasaportë vaksinimi, një test PCR të kryer brenda 72 orëve , ose provë që e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.

Kjo do të jetë e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa përjashtohen fëmijët nën 6 vjeç.

Masat e reja:

  • Nga 1 shtatori ora policore do të jetë 23:00-06:00.
  • Nga data 6 shtator ata që do të futen duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose të kenë provë që e kanë kaluarvirusin. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit. Përajshtim bëjnë fëmijët nën 6 vjeç.
  • Ata që vijnë nga jashtë duhet të izolohen 10 ditë .
  • Është vendosur rekomandimi i vaksinimit të detyruar duke filluar që nga mjekësia, studentët dhe zyrtarët. Vaksinën duhet ta kryejnë dhe arsimtarët dhe të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të marrë nga e-albania, në të kundërt duhet të paraqesin test PCR.
  • Studentët duhet të kryejnë vaksinimin brenda muajit shtator në mënyrë që të futen në auditorë. Pas datës 30 shtator fillon penaliteti për PCR.
  • Në aeroporte do lejohen ata që do udhëtojnë, jo familjarët e tyre dhe kjo do të kryhet me rregulla dhe me maska.
  • Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.
  • Familjarët e personave që janë shtruar në institucionet mjekësore, nuk do të lejohen të futen.
  • Mosrespektimi i vendosjes së maskave do të çojë në penalitete dhe gjoba.