Kiara është rikthyer në shtëpinë VIP mbrëmjen e të shtunës por me një ndryshim.
Meqënëse ishte për disa ditë jashtë reality show-t, Kiara u bë e njohur me opinionin e publikut lidhur me të, duke bërë që të ndryshojë sjellje.
Ajo është parë të zgjohet më herët, të mos e kritikojë më Luizin për veshjen e tij, të konsumojë më pak cigare elektronike si edhe të debatojë më shumë me banorët e tjerë.
Mirëpo ky ndryshim i Kiarës është vënë re nga publiku, ndërsa së fundmi edhe nga pjesa tjetër e konkurrentëve.
Në një diskutim mes banorëve, Kristi i ka kërkuar “llogari” Kiarës se pse ky ndryshim në sjellje, teksa kjo e fundit iu referua fjalëve të tij si “obsesion ndaj Luizit dhe nuk i ka ardhur mirë që u rikthye“.
Kristi nuk ishte i vetmi konkurrent që ia vuri në pah ndryshimin në sjellje Kiarës. Edhe Ronaldo u përpoq t’i shpjegonte moderatores për ndryshimin në sjellje.
Në lidhje me ndryshimin e Kiarës kanë diskutuar pak më parë edhe Nita me Fotininë.
Moderatorja pati një debat të “ashpër” edhe me Bledi Manen, me gazetarin që iu drejtua Kiarës se “duhet të rritet dhe të bëjë llogaritë mirë“.