Gjate nje pyetesori me ndjekesit e saj, moderatorja Arbana Osmani ka shuar disa kuriozitete per sezonin e dyte te “Big Brother VIP”.
Moderatorja e beri te qarte se nuk do te tregonte asnje date persa i perket startimit te programit, mirepo tregoi se edhe kete vit do te kete dy spektakle live gjate javes.
Arbana gjithashtu u shfaq shume entuziaste per sezonin e dyte, pasi tha se do te jete nje kast i shkelqyer.
“Po punojme per nje sezon te dyte fantastik. Kemi nje kast te shkelqyer dhe me shume se ju, duke e ditur cfare do kemi kete vit: jam une qe mezi pres te filloje”- u shpreh Arbana.