Ndryshe nga çfarë shohim, Einxhel Shkira flet për depresionin pas lindjes

Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Arbër Gumnishta u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Trev është emri që çifti zgjodhi ta quajë djalin e tyre.

Mirëpo ashtu si çdo nënë e re, edhe Einxheli përjetoi depresion pas lindjes, moment të cilin ka vendosur ta rrëfejë së fundmi në rrjetet sociale.

“E di që është e vështirë dhe vetëm ne mund ta kuptojmë njëra-tjetrën, por do t’ju këshilloja ta përqëndroni të gjithë dashurinë tek bebi dhe mirëqenia e tij dhe tek asgjë tjetër”, tha Einxheli.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u njohën një vit më parë teksa të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP”.