Shpesh herë shtëpitë e personazheve të famshëm, sidomos kur ka shumë artikuj për to apo përmenden shpesh në media për vlerën apo vendndodhjen, bien pre e grabitjeve.
Kështu i ka ndodhur së fundmi edhe Mariah Carey, e cila ka rënë pre e grabitësve teksa vetë ndodhej me pushime.
Në fakt ngjarja ka ndodhur në muajin korrik, pikërisht kur artistja e famshme ndodhej në Capri, Itali.
Sipas mediave të huaja, hajdutët e kanë shfrytëzuar këtë fakt dhe i kanë grabitur shtëpinë në Atlanta, që vlen 5.6 milionë dollarë.
Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por nuk ka ndarë informacione për sendet që janë marrë apo vlerën e tyre për shkak se hetimi vijon ende.
Carey e bleu shtëpinë me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo në nëntor të vitit 2021, ndërsa ndërtesa përmban po ashtu edhe një pishinë, fushë tenisi dhe një shesh për lojëra.