Ndodh për herë të parë në histori! Mbretëresha Elizabeth ka një kërkesë të veçantë për Cristiano Ronaldo-n

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo, firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër.Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s.

Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali. 

Ronaldo ka fituar simpatinë e të gjithëve me këtë lëvizje, madje edhe të një personi mjaft të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat angleze kanë mësuar se Mbretëresha Elizabeth i ka kërkuar Manchester United të rezervojë fanellën e parë të nënshkruar nga Ronaldo. Futbollisti ështtë personi i parë në histori që Mbretëresha Elizabet i kërkon një autograf!

https://www.instagram.com/p/CTSe4mtP0tL/?utm_medium=copy_link