Të shtunën, gjatë “Perputhen Prime”, u prezantuan dy vajza të reja. Njëra prej tyre quhet Efi dhe kishte lindur në Greqi.
Efi, e cila është me profesion tatuatore dhe makeup artist, veç komplimenteve, u ngacmua, duke e pyetur nëse bënte ‘tatuazhe në zemër’.
Madje ajo ndikoi që edhe vajzat të bëheshin xheloze, nisur nga interesi i djemve për të, madje siç u komentua në studio, Brunos veçanërisht i ‘bënë sytë xixa’. Por, gjatë këtyre ditëve ajo është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale.
Kjo për shkak të pamjes së saj dhe ngjashmërisë me moderatoren e emisionit, Bora Zemanin dhe Elvana Gjata.
Në rrjet nisën menjëherë komentet humoristike se ajo mund të jetë e motra ose e afërmja e Borës nisur nga ngjashmëria. Të tjerë shkruajnë se ajo është një miksim mes Borës dhe Elvanës.
Kujtojmë se ditën e djeshme Efi realizoi një takim 4 minutësh me Brunon që trazoi ujërat në studio. Bruno e cilësoi atë si femrën perfekte dhe tha se tani është fokusi i tij.
Kjo deklaratë nxiti debate mes tij dhe Alvisës dhe Mikelës me të cilat Bruno ka realizuar disa takime. Këtë javë Bruno ka takimin me Mikelën teksa duket se gjërat me hyrjen e Efit janë ndërlikuar.