Të famshmit ndjehen sikur duhet të shpjegojnë gjëra që nuk kanë pse jua shpjegojnë askujt.
Selena Gomez i kujton botës se ka shumë arsye pse madhësia dhe forma e trupit të njerëzve mund të ndryshojë.
Këngëtarja, në një TikTok Live foli shkurtimisht për imazhin e trupit, në përgjigje të spekulimeve të vazhdueshme në mediat sociale për pamjen e saj pas paraqitjes së saj në Golden Globes dhe në kopertinën e Hollivudit të Vanity Fair.
“Thjesht desha të them dhe inkurajoj këdo që ndien ndonjë turp për atë që po përjetonë dhe askush nuk e di historinë e vërtetë.”, u tha ajo 46.1 milionë ndjekësve të saj.
Më pas ajo u ofroi fansave një shpjegim për ndryshimin e peshës së saj (të cilën, le të jemi të qartë, nuk i ka borxh askujt).
Selena ka folur hapur se është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe lupus – një gjendje kronike e sistemit imunitar që, sipas NHS, shkakton dhimbje kyçesh, lodhje dhe skuqje të lëkurës, dhimbje koke dhe rënie të flokëve. Ndërsa nuk ka shërim, simptomat mund të përmirësohen nëse trajtimi fillon herët.
Dhe, shpjegoi ajo, mjekimi që përdor për të kontrolluar simptomat shkakton luhatje në peshë.
Dhe, ajo u kujtoi shikuesve, nuk është kjo gjëja më e rëndësishme.
“Kemi ditë kur mund të ndihemi si m*t, por unë do të preferoja të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten. Dhe mjekimet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë.’
Kjo nuk është hera e parë që 30-vjeçarja ndjen se duhej t’u përgjigjej njerëzve që analizuan trupin e saj.
Pas Golden Globes ajo shpjegoi se kishte shtuar pak në peshë pasi u kënaq gjatë periudhës festive.
Burimi: /Revista Class