Te dielen qe shkoi, Shqipe Hysenaj ishte e ftuar ne rubriken “Trotuar” ne “E Diell”, ku deklaroi se nese nje mashkull nuk ia ploteson kushtet ekonomike dhe gjerat per te cilat ajo ka nevoje, do te ndahej nga ai.
Pervecse hapi debat ne studio, kjo fraze e thene nga Shqipja duket se ka ngacmuar edhe ndjekesit, duke komentuar kunder saj.
Nje nga komentet shkruante se si mund te arrije nje emision te promovoje antivlera te tilla, teksa ndiqet nga grupmosha te ndryshme, duke perfshire edhe adoleshentet.
Ndersa, nje koment tjeter thoshte se nuk mundet qe mashkulli te te plotesoje cdo gje, duke i ofruar ne kembim vetem marredhenie seksuale e duke e bere veten si nje objekt riprodhimi.
Mesa duket, Shqipes i ka rene ne sy keto komente dhe i ka shperndare ne InstaStory-n e saj dhe duke shpjeguar edhe nje here domethenien e frazes qe kishte thene ne program:
Ajo preku temen e dhunes ne familje, asaj psikologjike dhe fizike, dhune e cila po kalon ne vrasje te femrave dhe kjo vetem sepse femrat nuk jane te pavarura.
Fakti qe ato varen nga burrat e tyre i shtyn ato qe te durojne kete dhune qe i ushtrohet.
Nga ana tjeter, mashkulli duhet te jete me i arrire dhe nje shkalle me larte nga femra ne cdo aspekt dhe kjo per t shmangur “parazitimin” neper shtepi te meshkujve.