Ndjekësit e nxjerrin ‘zbuluar’, kënga e re e Era Istrefit me Butën është e vjedhur nga ky reper i njohur!

Era Istrefi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të cilin e solli në bashkëpunim me Butën dhe mban titullin ‘’5AM’’.

Kënga erdhi e realizuar edhe me videoklip dhe si gjithmonë Era erdhi me shumë stil.

Por ka diçka që këtë këngë e bëri virale në TikTok menjëherë pas publikimit.

 

Aty po qarkullon një video ku thuhet se Era e ka vjedhur ose është frymëzuar nga Alizade-”Beynimii Siktin” një artiste ruse ku dhe bëhet krahasimi i këngëve.