Ndjekësit dyshuan për një shtatzëni të mundshme, Jori Delli iu jep përgjigjien epike

Modelen Jori Delli me hyrjen në “Big Brother Vip” patëm mundësi ta njohim përtej botës së modelingut.

Ajo spikati me sensualitetin e saj dhe natyrën gazmore me të cilat arriti të fitonte zemrat e shumë fansave.

Së fundmi, modelja është shfaqur duke bër një masazh për barkun në rrjete sociale, mirëpo ndjekësit janë keqkuptuar duke menduar se po bën eko.

Një prej tyre i ka shkruar me mesazh dhe e pyet: “A je shtatzënë? Je duke bërë ekografinë?”.

Modelja i ka kthyer një përgjigjie epike ndjekësit, të cilën e publikoi në InstaStory: “Po, me frymën e shenjtë.” 

Kujtojmë se Jori arriti të qëndrojë në garë një javë përpara finales së madhe, edhe pse u bë pjesë e shtëpisë me vonesë.