Në kaq vite sa është pjesë e muzikës dhe showbiz-it shqiptar, Loredana na ka treguar që është një nga reperet më të talentuara të industrisë tonë, por po ashtu edhe një personazh mjaft interesant që nuk i kursen batutat dhe ironitë, sidomos në komunikimin me fansat në rrjetet sociale.
Këtë e ka bërë edhe sot, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, reperja ka ndarë një mesazh që i ka ardhur nga një ndjekës,
Në InstaStory-n e artistes duket mesazhi që fansi i ka dërguar pas një fotoje të saj ku shkruhet (në anglisht): “Pa ofendim, por ke gjoks shumë të bukur”.
Loredana, shumë e vetëdijshme për format e saj mesa duket dhe me qetësi e ironi, i është përgjigjur:
“Vëlla une s’kam gjoks. Çfare shikon ti që une nuk e shoh?”