Anita Haradinaj së fundmi është pjesëmarrëse në “Dance with Me”.
Ajo ka dhënë një intervistë tek “Abc e Pasdites” ku ka folur jo vetëm për këtë eksperiencë por edhe për bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj.
Ajo tha se partneri i saj ndjek në Instagram vetëm dy personazhe publikë.
“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han”, tha gazetarja e njohur.“Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi,”-tregoi duke qeshur Anita Haradinaj.
Pas hyrjes ne “Dance Albania”, te shumte ishin ndjekesit qe i drejtuan Anites te njejten pyetje: “Si e lejoi bashkeshorti te marre pjese ne kete emision”, te ciles ajo iu pergjigj:
“Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancin vetë tani”.