Britney Spears thekson se ndjente sikur babai i saj, Jamie po përpiqej ta vriste dhe se shpreson që ai të digjet në ferr.
Këngëtarja fituese e Grammy-t, e ka vënë shpeshherë në shënjestër babain dhe nënën e saj një vit pas përfundimit të kujdestarisë 13 vjeçare që ai drejtoi.
“Kam bërë tre MRI para se të shkoja në atë vend, nuk po ankohesha për asgjë, thjesht më thanë se duhej të shkoja, ishte babai im dhe nuk kisha të drejta në atë kohë, kështu që në thelb duhej”, tha Spears. “Për mua, e gjithë kjo nuk kishte kuptim – izolimi, infermieret, shishet e gjakut, komunikimi i vazhdueshëm.”
Ajo shtoi se mendonte se po bënte ekzaminime për kancer. “Asgjë nga këto nuk është e vërtetë – jam mirë, jam gjallë. Dhe përfundimi, gjëja më e vështirë është të dish se ata thjesht po tregoheshin të këqij dhe se me të vërtetë ndjeja sikur babai im po përpiqej të më vriste dhe shpresoj që ai të digjet në ferr.”