Ditën e djeshme, Kiara Tito është nisur për në Turqi për të filluar përgatitjet e “Kepi i Tundimeve”, ndërsa partneri i saj, Luizi ndodhej në Tiranë.
Mirëpo mjaftoi kjo pak kohë larg njëri-tjetrit që në rrjet të plasnin aludimet se Luiz Ejlli dhe ish-partnerja e tij, Jurgena kanë qenë në të njejtin vend.
Sipas burimeve të “Kryefjala”, Luizi dhe Jurgena kanë qenë në të njëjtin orar në të njëjtën parukieri. I njëjti burim shton se nuk dihet nëse dyshja kanë patur kontakt apo jo.
Nëse deri më dje nuk dihej as kush ishte Jurgena, sot duket se është zbuluar më shumë se ç’duhet, nga hiçi!